Ja gjendja e pacientëve me Covid-19 në QKUK dhe në spitale

  • E. /
  • 01 January 2022 - 12:53
Ja gjendja e pacientëve me Covid-19 në QKUK dhe në spitale

Shërbimi Spitalor, Klinik dhe Universitar i Kosovës ka njoftuar se katër pacientë të konfirmuar me Covid-19 janë të shtritë në QKUK dhe në spitalet e përgjithshme.

Sipas njoftimit edhe 25 të tjerë post-Covid janë të hospitalizuar në QKUK.

Me oksigjeno-terapi janë pesë pacientë, kurse në Mjekimin Intensiv të Klinikës Infektive është i shtrirë një pacient.

Njoftimi i plotë:

Katër pacientë të konfirmuar me COVID-19 dhe 25 post-COVID-19 po marrin trajtim mjekësor në SHSKUK.

Me oksigjeno-terapi janë pesë pacientë, kurse në Mjekimin Intensiv të Klinikës Infektive është i shtrirë një pacient.

Raporti sipas klinikave dhe spitaleve të përgjithshme:

Klinika Infektive, 1 pacient

Klinika e Pulmologjisë, 23 pacientë post-COVID-19

Mjekim Intensiv në Klinikë Infektive, 1 pacient i spitalizuar

Spitali i Prizrenit, 1 pacient

Spitali i Pejës, 2 pacientë

(Kosova Sot Online)