![Dy vajza arrestohen pasi tentuan të fusin marihuanë në Dubravë](/uploads/kosova-sot/images/2023/September/12/200x200_auto_burgu-dubraves-1-657x350_1546871068-688492015468713221694511793.jpg)
Aktivitete të shtuara të Policisë në Gjilan, shqiptohen gjoba – largohen klientët nga lokalet
![Aktivitete të shtuara të Policisë në Gjilan, shqiptohen gjoba – largohen klientët nga lokalet](/uploads/kosova-sot/images/2022/January/03/auto_g11641204140.jpg)
Duke u bazuar në Vendimet e Qeverisë së Republikës së Kosovës (masat mbrojtëse anti Covid 19), Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan njofton se ka zhvilluar aktivitete të shumta preventive me qëllim të respektimit të masave anti Covid-19.
Gjatë kryerjes së detyrës zyrtare, angazhimet policore në zbatim të masave anti covid-19 janë bërë kontrolle në qendra tregtare, sheshe mjete të transportit publik dhe lokacionet tjera në komunën e Gjilanit .
“Policia në mbeshtetje të NJRSH-së dhe inspektorve të AVUK-ut, në shtatëmbëdhjet (17) lokale të ndryshme ka bërë kontrolle për mos respektimin e orarit të punës dhe ka larguar personat nga këto lokale”, njofton policia.
Nga ana e policisë janë shqiptuar 31 gjoba nga ligji 07/L-006 nga neni 24.3 disa nga to edhe deri në 500€ lokaleve afariste hoteliere, gjeras personav fizik për mos për mosrespektim të orarit të lëvizjes gjoba nga 200€, njofton tutje policia.
(Kosova Sot Online)