Sekuestrohet një armë në Mitrovicë

  • E /
  • 04 January 2022 - 12:32
Sekuestrohet një armë në Mitrovicë

Policia në Mitrovicën e Jugut mbrëmë ka sekuestruar një armë.

Sekuestrimi i armës është realizuar në rrugën ’’Kalabria’’ në Mitrovicë, në kohën kur Njësia për Reagim të Shpejtë (NJRSh) ndodhej në  zbatim të masave  kundër Covid-19.

“Gjatë kontrollit të detajuar  te personi i dyshuar  është gjetur dhe sekuestruar një armë e llojit Pistoletë me gjashtë (6) fishek, për të cilën i dyshuari nuk posedonte leje për armë”, njofton policia.

Lidhur me rastin është intervistuar i dyshuari, ndërsa pas intervistimit  me urdhër të prokurorit të rastit  i dyshuari  është liruar në procedurë të rregullt.

Ndaj tij është iniciuar rast për veprën penale ,,Mbajtje në pronësi, posedim dhe kontroll të  paautorizuar të armëve’’.

(Kosova Sot Online)