
Lexoni edhe:
Kosova është investim politiko-ushtarak i Amerikës
Në internet është publikuar një video e pazakontë, në të cilën një të riu u ngujohet koka anash shkallëve lëvizëse në një qendër tregtare në Indonezi.
Burri i identifikuar si shitësi Rizki ishte përkulur anash shkallëve për t’u tallur me një shok që ndodhej në dyshemenë e qendrës tregtare “Mangga Dua Mall” në Xhakartë, sipas dëshmitarëve.
Kosova është investim politiko-ushtarak i Amerikës
Përderisa shkallët filluan të lëviznin lart, Rizki dështoi që të largohej me kohë dhe koka i ngeci mes murit dhe rrethojës së shkallëve, shkruan Daily Mail.
Roja e qendrës tregtare e ndali menjëherë lëvizjen e shkallëve, duke e ndihmuar shitësin që t’i shmangte lëndimet serioze.
Pas pak afër tij mblidhen disa njerëz, të cilët e ndihmojë për ta nxjerrë kokën. Më në fund, shitësi arrin ta largojë kokën nga hapësira e ngushtë ku i ishte ngujuar.
(Kosova Sot Online)