Lexoni edhe:
Është koha të shemben kupolat totalitare, diktatoriale e kriminale në partitë politike!
Kryetari i Akandemisë së Shkencave dhe Arteve, Mehmet Kraja thotë se Kosova nuk mbajti qëndrim të qartë për pavarësi në dialogun me Serbinë, duke e futur opsionin e ndarjes.
Kryeakademiku thotë se Kosova i ka fajet vetë që, sipas tij, rrëshqiti duke i bërë koncesione Serbisë pothuajse në çdo marrëveshje të arritur deri më tash.
“Po. Ka fajet e veta Kosova. Sepse nxori opsionin e ndarjes së Kosovës atëherë kur nuk duhej. Pra, nuk mbajti qëndrim të qartë që pavarësi dhe asnjë gjë më pak se kaq, por futi opsionin e ndarjes. Opsioni i ndarjes e ktheu çështjen në fillim”, tha Kraja.
Është koha të shemben kupolat totalitare, diktatoriale e kriminale në partitë politike!Lexoni edhe:
Kur u pyet nga gazetari se kush e futi opsionin e ndarjes, Kraja tha: “Unë e tij jo, sigurisht. Ti e di shumë mirë se kush e futi. E futën ata që shkonin në Bruksel orë e çast dhe ata që kishin kontakte me bashkësinë ndërkombëtare.”
Kjo nuk është konfirmuar thotë Kraja, por shton se “s’kishte nevojë të konfirmohej”.
“Kjo është dredhi e vjetër e punëve tona”, thotë ai.
“Unë nuk dua të hyj në detaje dhe nuk më intereson ajo. S’jam këtu për t’ia bërë gjyqin askujt, por ideja për ndarjen e Kosovës e ktheu problemin në fillim. Hapi tema të cilat realisht do të duhej të ishin të mbyllura me Konferencën e Vjenës”, theksoi Kraja.
Sipas tij, njohjen e Kosovës u ndalën pikërisht pasi në tavolinën e bisedimeve u vu tema për ndryshimin e kufijve.
“Nuk është që e kullandërisën njerëzit tanë. Ajo u kullandëris dhe u zi në kuzhinat e Serbisë dhe të vendeve tjera, por ne e morëm për arsyet që ne i dimë apo jo”, tha Kraja.
(Kosova Sot Online)