Pulmologët paralajmërojnë mbingarkesë në spitale: Duhet të ketë rigorozitet, do të rritet numri i pacientëve

  • E /
  • 06 January 2022 - 08:11
Pulmologët paralajmërojnë mbingarkesë në spitale: Duhet të ketë rigorozitet, do të rritet numri i pacientëve

Pulmologët në Kosovë kanë paralajmëruar stërngarkim të sistemit shëndetësorë në Kosovë pas prezencës së variantit Omicron dhe rritjes së numrit të rasteve pozitive. 

Respektimi i masave dhe vaksinimi, edhe me dozën e tretë të vaksinës, sipas tyre, do të ofrojë mbrojtje të mjaftueshme.

Pulmologu Flamur Marku thotë se rastet e shtuara me Omicron mund të rëndojnë sistemin shëndetësor në vend.

“Kemi arritur ta kuptojmë se Omicron ka shkallë të lartë të infeksiozitetit. Tashmë kur në vendin tonë janë identifikuar rastet e para, duhet të kemi shumë kujdes në respektimin e masave dhe të ketë një rigorozitet nga ana e institucioneve. Pritet të ketë një numër më të madh të pacientëve që do të stërngarkojnë sistemin tonë shëndetësorë”, tha ai.

Marku thotë se krahas respektimit të masave antiCOVID, nevojitet edhe marrja e dozës përforcuese të vaksinës për t’u mbrojtur nga infeksioni.

(Kosova Sot Online)