Lexoni edhe:
SHBA-ja hodhi në shportë mbeturinash akuzat e opozitës për “antiamerikanizmin”e Qeverisë Kurti!
Një grua nga Prishtina ka raportuar në polici se pas një mosmarrëveshjeje është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj dhe vjehrra.
Rasti ka ndodhur mëngjesin e së mërkurës, ka bërë të ditur policia në raportin 24 orësh.
Pas pranimit të tretmanit mjekësor dhe intervistimit, viktima bashkë me tre fëmijët e saj janë dërguar në strehimore.
Pas intervistimit, burri është dërguar në mbajtje, ndërkaq nëna e tij është liruar në procedurë të rregullt.
“Prishtinë 05.01.2022 – 08:30. Viktima femër kosovare ka raportuar se pas një mosmarrëveshje në shtëpi ishte sulmuar fizikisht nga të dyshuarit bashkëshorti i saj mashkull kosovar dhe vjehrra e saj e dyshuara femër kosovare. Si pasoj viktima ka pranuar tretman mjekësor dhe pas intervistimit me tre fëmijët e saj për shkaqe sigurie me pëlqimin e saj është dërguar në strehimore. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje, kurse e dyshuara nëna e tij është liruar në procedurë të rregullt”, ka njoftuar policia.
(Kosova Sot Online)