Lexoni edhe:
Kosova prodhon juristë të dobët edhe për eksport, nga 180 kandidatë për prokuror vetëm 6 e kalojnë testin me shkrim
Dje Skenderaj është tronditur nga një vrasje që ka ndodhur në fshatin Llaushë të kësaj komune. Atje një burrë dyshohet se ka vrarë me armë zjarri bashkëshorten e tij. Si pasojë e plagëve të marra ajo ka vdekur rrugës për në Spitalin e Mitrovicës.
Për këtë rast kanë dhënë detaje edhe nga Policia e Kosovës.
Sipas policisë, nga i dyshuari është sekuestruar një pistoletë me tre fishekë. Me vendim të prokurorit ai është dërguar në mbajtje.
“Fsh. Llaushë, Skenderaj 05.01.2022 – 13:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti e kishte qëlluar me armë zjarri bashkëshorten e tij, viktimën femër kosovare, e cila si pasoj kishte pësuar lëndime vdekjeprurëse. Në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitë relevante të policisë dhe ekipi mjekësor. Nga i dyshuari është sekuestruar një pistoletë me tre fishek me të cilën armë dyshohet se kishte kryer veprën. I njëjti pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e policisë.
E Policia ka njoftuar se dje në Kosovë janë raportuar edhe tetë raste tjera të dhunës në familje.
Në Vushtrri një burrë është arrestuar pasi sulmoi fizikisht nënën e tij.
“Vushtrri 04.01.2022 – 23:29. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar i cili pas një mosmarrëveshje e kishte sulmuar fizikisht nënën e tij viktimën femër kosovare. Si pasoj e sulmit viktima ka pranuar tretman mjekësor, kurse i dyshuari pas intervistimit në konsultim me prokurorin është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim.
Ndërkaq në Prizren është arrestuar një person për shkak se ka ushtruar dhunë ndaj gruas së tij. Me vendim të prokurorit ai është dërguar në mbajtje.
“Prizren 04.01.2022 – 21:05. Lidhur me rastin është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar i cili dyshohet se kishte ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij- viktimës femër kosovare. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.
Edhe në Suharekë është arrestuar një person pasi i dërgoi ish-gruas mesazhe kërcënuese.
“Suharekë 05.01.2022, 20:55. Viktima femër kosovare ka raportuar se bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull kosovar me të cilin është ndarë, përmes telefonit i dërgon mesazhe kërcënuese. I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, ka njoftuar Policia.
Në një rast tjetër në Suharekë, një person u arretua dje pasi e kanosi gruan e tij.
“Suharekë 05.01.2022, 22:25. Viktima femër kosovare ka raportuar se është kanosur nga bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull kosovar. I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, konfirmohet nga Policia.
Ndërkaq në Prishtinë, një grua ka lajmëruar në Polici burrin dhe vjehrrën e saj. Sipas viktimës ajo është sulmuar fizikisht nga të dy.
“Prishtinë 05.01.2022 – 08:30. Viktima femër kosovare ka raportuar se pas një mosmarrëveshje në shtëpi ishte sulmuar fizikisht nga të dyshuarit bashkëshorti i saj mashkull kosovar dhe vjehrra e saj e dyshuara femër kosovare. Si pasoj viktima ka pranuar tretman mjekësor dhe pas intervistimit me tre fëmijët e saj për shkaqe sigurie me pëlqimin e saj është dërguar në strehimore. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje, kurse e dyshuara nëna e tij është liruar në procedurë të rregullt”, njofton Policia.
Në Prishtinë dje u arrestua edhe një person pasi e ka fyer dhe kanosur ish-bashkëshorten.
“Prishtinë 05.01.2022 – 13:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak të dyshimit se e kishte fyer dhe më pas kanosur ish bashkëshorten e tij viktimën femër kosovare. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, ka njoftuar policia.
Dhunë në familje pati edhe në komunën e Podujevës. Atje u arrestua një burrë pasi e sulmoi fizikisht gruan e tij.
“Podujevë 05.01.2022, 14:40. Viktima femër kosovare ka raportuar se pas një mosmarrëveshje është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull kosovar. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari është shoqëruar në stacion dhe pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e policisë.
E në Fushë Kosovë është arrestuar një person pasi sulmoi fizikisht babanë dhe vëllain e tij.
“Fushë Kosovë 05.01.2022, 21:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje kishte sulmuar fizikisht babain dhe vëllain e tij viktimat meshkuj kosovar. Pas intervistimit me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, ka njoftuar Policia.
(Kosova Sot Online)