Pamje: Protestuesit e rrahin me pendrekë policin

  • E. /
  • 06 January 2022 - 13:16
Pamje: Protestuesit e rrahin me pendrekë policin

Kazakistani është përfshirë nga protestat e dhunshme. Protestuesit janë përleshur me forcat e sigurisë dhe kanë sulmuar ndërtesa zyrtare, ndërsa Rusia tashmë ka dërguar trupa për t’i ulur tensionet.

Në një video të publikuar nga Radioa Evropa e Lirë, protestuesit shihen duke ua marrrë policëve pajisjet mbrojtëse dhe pendrekët, madje edhe duke goditur disa herë një polic.

Sipas autoriteteve, dhjetëra protestues dhe 12 policë raportohet të jenë vrarë gjatë protestave të dhunshme anti-qeveritare në Kazakistan. Autoritetet e shtetit të madh aziatik thanë se një polic është gjetur me kokë të prerë.

CSTO-ja, aleancë rajonale ushtarake e udhëhequr nga Rusia, tha të enjten se do të dërgojë trupa paqeruajtëse në Kazakistan pas kërkesës së Presidentit Kassym-Jomart Tokayev.

Protestat në Kazakistan nisën të dielën kundër rritjes së çmimit të karburanteve. Protestat nisën në perëndim të vendit, por u përhapën edhe në Almaty e në kryeqytetin Nur-Sultan.

(Kosova Sot Online)