Lexoni edhe:
Kosova prodhon juristë të dobët edhe për eksport, nga 180 kandidatë për prokuror vetëm 6 e kalojnë testin me shkrim
Prokuroria Themelore e Mitrovicës ka kërkuar paraburgim për S.Q. nga fshati Llaushë të Skenderajt. i cili dyshohet se me dashje ka privuar nga jeta bashkëshorten e tij, L.Q.
Në njoftimin e Prokurorisë bëhet e ditur se pas një mosmarrëveshjeje të vazhdueshme me viktimën, i dyshuari ka nxjerrë armën nga xhepi i jaknës dhe ka shtënë gjashtë herë në drejtim të viktimës, të cilën e ka goditur në trup.
Si pasojë e plagëve të marra, viktima ka vdekur rrugës për në Spitalin Rajonal të Mitrovicës.
“Sipas kërkesës së prokurorisë të dorëzuar në gjykatë, ekziston dyshimi i bazuar se i dyshuari S.Q., me datë 05 janar 2022 në fshatin Llaushë të Skenderajt, me dashje ka privuar nga jeta bashkëshorten e tij me iniciale L.Q., ashtu që pas një mosmarrëveshje të vazhdueshme me viktimën, ka nxjerrë armën nga xhepi i jaknës dhe ka shtënë gjashtë herë në drejtim të viktimës, të cilën e ka goditur në trup dhe si pasojë e plagëve të marra viktima ka ndërruar jetë gjatë rrugës për në Spitalin rajonal të Mitrovicës”, thuhet në njoftim.
S.Q. dyshohet për veprat penale “Vrasje e rëndë” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve.
“I dyshuari është ndaluar me vendim të prokurorit ditën e djeshme me datë 05 janar dhe gjendet në ndalim 48 orësh. Seanca për caktimin e paraburgimit për të ndaluarit pritet të mbahet para gjyqtarit të procedurës paraprake të Gjykatës Themelore në Mitrovicë”, ka njoftuar prokuroria.
(Kosova Sot Online)