Lexoni edhe:
Gjyqtarë dhe prokurorë të kualifikuar është vështirë të gjenden në Kosovë, po testohen me shabllon si në provimin për shofer
Kompania Kerolli e cila është e specializuar për marketing digjital ka publikuar disa të dhëna interesante lidhur me përdorimin e rrjeteve sociale në Kosovë dhe Shqipëri gjatë vitit 2021.
Këto shifra vijnë nga llogaritë aktive të përdoruesve.
Në Kosovë bazuar në të dhënat nga Kerolli gjatë vitit që po e lëmë pas kanë qenë 935 mijë persona në Facebook, derisa në Shqipëri 1 milion e 300 mijë.
Rrjeti social i dytë më i përdoruri është Instagrami me 632 mijë përdorues aktiv, kurse në Shqipëri kemi pasur 1 milion e 200 mijë.
Vendin e tretë e zë Snapchat-i me 540 mijë përdorues gjatë 2021-ës. Meshkujt janë përdoruesit më të mëdhenj të Snapchatit në Kosovë, krahasuar me femrat. Ndërkaq për Shqipëri s’ka të dhëna se sa përdorues aktive ishin gjatë vitit të kaluar.
Bashkangjitur gjeni të dhënat e plota nga kompania Kerolli:
(Kosova Sot Online)