Veç me një klikim mund ta dini rrogën e zyrtarëve publikë në Kosovë (Video)
Se sa paguhen liderët e lartë të shtetit mund të kuptohet në ueb faqen e Administratës Tatimore të Kosovës, e cila ka për qëllim verifikimin nëse punëdhënësi i ka deklaruar punëtorët.
Krejt çka ju nevojitet është numri personal i cili vazhdon të jetë publik për disa kosovarë në formularët e deklarimit të pasurisë në Agjencinë Kundër Korrupsionit.
Qasja kaq e lehtë në informacione, po vlerësohet si shqetësuese nga ekspertët e kibernetikës.
“Në rastin konkret në aspektin e sigurisë risku nuk është shumë i lartë, por në aspektin e privatësisë vetëm me numrin personal të një qytetari mund të shihen të dhëna që janë personale për të”, ka thënë eksperti kibernetikës Driard Elshani.
Në formularët e deklarimit të pasurisë të vitit 2010/2012, të dhënat si numri personal janë ende lehtësisht të qasshme, ndonëse kjo ishte ndaluar më pas.
https://www.facebook.com/watch/?v=443344487337038
(Kosova Sot Online)