Pritje deri në 3 orë në Merdare për të dalë nga Kosova

  • E. /
  • 08 January 2022 - 09:25
Pritje deri në 3 orë në Merdare për të dalë nga Kosova

Pas përfundimit të festave, bashkatdhetarët që erdhën për fundvit po largohen drejt vendeve ku jetojnë e punojnë, gjë që ka bërë të vihet re një fluks në pikë kalimet kufitare në dalje të vendit.

 Në pikë kalimin kufitar në Merdare pritjet në dalje janë deri në 3 orë, ndërsa radha e automjeteve është deri në 1400 metra.

Në pikë kalimin kufitar Dheu i Bardhë pritjet janë mbi dy orë, ndërsa radha e kolonave shkon deri në 200 metra.

Në Muçibabë dhe Jarinje pritjet në dalje shkojnë deri në gjysmë ore, ndërsa pak më pak ju duhet të prisni nëse zgjidhni pikë kalimin kufitar Mutivodë.

Në të gjitha pikë kalimet e tjera kufitare, në dalje, pritjet nuk shkojnë më shumë se 10 minuta, ndërsa në hyrje në asnjërën prej tyre nuk raportohen vonesa.

(Kosova Sot Online)