Grida Duma deklarohet për mundësinë e atentatit të paralajmëruar ndaj deputetit të PD-së

  • E. /
  • 08 January 2022 - 11:36
Grida Duma deklarohet për mundësinë e atentatit të paralajmëruar ndaj deputetit të PD-së

Në selinë PD, ka vazhduar mbërritja e figurave zyrtarëve dhe të anëtarëve të kryetarëve të degëve dhe të kryesisë. Në pamjet e siguruara gjatë transmetimit të Fax News, u vu re se deputeti Enkelejd Alibeaj, u fut në seli i shoqëruar nga rreth 4 roje private.

Në momentin e mbërritjes së saj, Grida Duma është shprehur se asgjë nuk do ndodhte dhe se pas përfundimit të mbledhjes çdo gjë do vazhdonte normalisht.

Grida Duma: Të kryejmë mbledhjen dhe pastaj gjithsecili vazhdon punën në mënyrë normale.

Kujtojmë që ditën e djeshme, deputeti Spartak Braho, bëri një paralajmërim se në protestë mund të vritej deputeti i PD me inicialet E.A që përkon me emrin Enkelejd Alibeaj.

(Kosova Sot Online)