Lexoni edhe:
Njolla e zezë e ish krerëve të UÇK-së para Gjykatës Speciale, akuzat për vrasjen e shqiptarëve të etiketuar si bashkëpunëtor të regjimit serb
Teologu Drilon Gashi ka kritikuar gratë që shkojnë tek hoxhallarët për t’u mbrojtur nga magjitë.
Ai përmes një postimi në “Facebook”, ka thënë që gratë me famë botërore nuk ankohen se i ka kapur syri i keq, teksa ato kosovare po.
“Merrini shembull tenistet me renome botërore si Naomi Osaka, Steffi Graf apo Maria Sharapova! Heroina të vërteta, të bukura, shtatëlarta, të pasura dhe me famë, që udhëtojnë në të gjithë botën. Ato kurrë nuk u ankuan se i kishte goditur syri i keq, magjia apo se një xhind banonte në to për shkak të admirimit të tij të fortë për to, pavarësisht se sytë e botës ishin të kthyera kah to, ashtu siç nuk u ankuan kurrë për xhelozinë dhe zilinë e grave të tjera ndaj tyre”, thuhet në postimin e hoxhë Gashit.
Gashi tha se gratë e Kosovës e kalojnë kohën tek hoxha për t’u mbrojtur nga zilia e njerëzve.
“Ndërsa motrat tona, familjaret dhe fqinjet tona të cilat kanë një bukuri të zakonshme, s’kanë as para, as palestër, as punë, as zanat, madje as ndonjë zgjuarsi të caktuar, e kalojnë kohën tek hoxha që bën rukje, yshtegjiu dhe magjistari, për t’i mbrojtur nga syri ziliqar i njerëzve që nuk e di pse ua kanë zili?! Ose nga ai xhindi që është i dashuruar me to dhe që i përndjek kudo që shkojnë”, deklaron më tej teologu.
(Kosova Sot Online)