Pas tërmetit, ministri Mehaj flet për gadishmërinë e FSK-së

  • E. /
  • 10 January 2022 - 10:34
Pas tërmetit, ministri Mehaj flet për gadishmërinë e FSK-së

Ministri i Mbrojtjes Armend Mehaj ka dalë me një deklaratë pas tërmetit që u ndje edhe në Kosovë. 

Sipas tij, nuk raportohet për dëme apo viktima.

“Ministria e Mbrojtjes, mbrëmë kemi ndarë shqetësimin me ju me rastin e tërmetit me magnitudë 5.5 që ndodhi në veriperëndim të Florinës, në Greqi, ku në mesin e 7 vendeve të prekura të rajonit ishte edhe vendi ynë.”, ka shkruar Mehaj në një status, duke shprehur gadishmërinë që t’u vijë në ndihmë zonave të prekura në vendet e tjera.

“Edhe pse ende nuk ka raporte për dëme apo viktima, shprehim gatishmërinë tonë të plotë për mbështetje të autoriteteve të Greqisë, apo nëse kanë pësuar, edhe Shqipërisë dhe Maqedonisë,, me kapacitetet tona specialistike të FSK-së për reagim, menaxhim dhe sanim të pasojave.”, thuhet në postimin e ministrit.

(Kosova Sot Online)