Rritet numri i pacientëve të shtrirë në QKUK dhe spitale për shkak të COVID-19

  • E. /
  • 10 January 2022 - 10:40
 Rritet numri i pacientëve të shtrirë në QKUK dhe spitale për shkak të COVID-19

Me rritjen e numrit të rasteve të reja me COVID-19 në Kosovë, ka filluar të rritet edhe numri i pacientëve të hospitalizuar me këtë virus.

Nga Shërbimi Spitalor Klinik e Universitar i Kosovës kanë bërë të ditur se sot në klinikat COVID dhe spitalet rajonale janë të shtrirë 16 pacientë të infektuar me COVID-19 dhe 24 që janë shëruar nga ky virus.

Sipas SHSKUK’së, me oksigjeno-terapi janë 11 pacientë, kurse në Mjekimin Intensiv të Klinikës Infektive nuk ka asnjë pacient.

Raporti sipas klinikave dhe spitaleve të përgjithshme:

Klinika Infektive, 8 pacientë

Klinika e Pulmologjisë, 23 pacientë post-covid

Mjekimi Intensiv i Klinikës Infektive, nuk ka pacient

Spitali i Prizrenit, 1 pacient

Spitali i Pejës, 5 pacientë

Spitali i Gjakovës, 2 pacientë

Spitali i Ferizajt, 1 pacient post-covid

(Kosova Sot Online)