Bora sjell probleme në komunikacion, kujdes kur kaloni në këto magjistrale

  • A.P /
  • 10 January 2022 - 19:36
Bora sjell probleme në komunikacion, kujdes kur kaloni në këto magjistrale

Bora në Kosovë ka mbuluar thuajse çdo gjë.

Por, me bukuritë e saj, flluskat e dëborës po dalin të jenë problem e ta vështirësojnë komunikacionin kudo në vendin tonë.

Ndonëse Ministria e Punëve të Brendshme dhe atë të Infrastrukturës e kryetarët e komunave po informojnë qytetarët se rrugët janë të kalueshme, janë vozitësit ata që po e dëshmojnë të kundërtën.

Vështirësitë e kalimit të rrugëve kryesisht janë ato ku përgjegjëse për mirëmbajtjen e tyre janë institucionet qendrore, saktësisht magjistralet.

Magjistralja Prishtinë- Gjilan është e mbuluar me borë, e nga një video të dërguar nga një qytetarë,  vërehet se bora që po bie pa ndal, ka nisur ta bllokojë këtë rrugë.

Hiç më mirë gjendja nuk është as në magjistralen Prishtinë-Mitrovicë.

Edhe në këtë rrugë, në të cilën është duke u punuar me vite, bora veç sa po e vështirëson qarkullimin e automjeteve.

Kësisoj, janë qytetarët që po ironizojnë e po kritikojnë institucionet për këtë neglizhencë, duke ditur se jemi në stinën e dimrit, ku bora pritet të bije në çdo sekondë, ndërsa, organet kompetente për mirëmbajtjen e akseve rrugore janë në ‘gjumë’.

Gjendja e keqe në rrugë është edhe në magjistralen Prishtinë-Lipjan.

Në rrugën Prishtinë-Lipjan-Shtime është vështirësuar qarkullimi i automjeteve duke shkaktuar edhe kolona të gjata.

Nga ana tjetër, kryetarët e komunave, sidomos në kryeqytet, janë duke parë gjendjen e po thonë që rrugët janë të hapura për qarkullim.

(Kosova Sot Online)