![Berisha - Kurtit: Dy rrugë i ke, bone shumicën dhe krijo qeverinë, ose dil në opozitë](/uploads/kosova-sot/images/2023/April/07/200x200_beke-berisha1680872298.jpg)
Taksisti ilegal që vdiq në aksidentin në Lupç, punonte si mësues
![Taksisti ilegal që vdiq në aksidentin në Lupç, punonte si mësues](/uploads/kosova-sot/images/2022/January/10/auto_jhj1641852177.png)
Njëri nga të aksidentuarit në Lupç të Poshtëm të Podujevës ndërroi jetë në orët e para të 10 janarit.
Ai ishte Safet Maqastena nga Katunishta e Podujevës, që punonte si mësimdhënës në Pollatë të këtij qyteti si mësimdhënës klasor.
Për vdekjen e 37-vjeçarit më së shumti u mërzitën 3 nxënësit e tij në këtë fshat.
Ai njihej nga kolektivi i Shkollës Fillore “Shefki Latifi” si person korrekt dhe i ndershëm.
Varrimi i të ndjerit pritet të bëhet gjatë së dielës.
(Kosova Sot Online)