Lexoni edhe:
Prognozë e frikshme për sistemin e kapur të drejtësisë, po vjen tërmeti që do ta shemb kupolën e inkriminuar, avokat e krimit të organizuar
Presidentja Vjosa Osmani është shprehur shumë e pikëlluar për vdekjen e presidentit të Parlamentit Evropian, David Sassoli.
Osmani shkroi se Sassoli ishte mik i vërtetë i kombit dhe popullit tonë.
“Shumë e pikëlluar të dëgjoj për vdekjen e Presidentit të Parlamentit Evropian, David Sassoli. Një person me vlera të mëdha, të cilin pata privilegjin ta takoj personalisht vetëm një vit më parë”, shkroi presidentja Osmani në Twitter.
“Një mik i vërtetë i kombit dhe popullit tonë. Kjo është një humbje shkatërruese për familjen e tij, por edhe për BE-në dhe botën”, shtoi ajo.
David Sassoli vdiq në orët e para të mëngjesit të sotëm si pasojë e një sëmundjeje të rëndë. Lajmi u bë i ditur nga zëdhënësi i tij, përmes një postimi në Twitter.
Për vdekjen e Presidentit të Parlamentit Evropian shkroi edhe kryeministri Albin Kurti, i cili tha se Sassoli ishte mik i Kosovës dhe një njeri që solli vlera europiane në institucionet e BE-së.
“Do të na mungojë tmerrësisht”, shkroi Kurti.
Very saddened to hear of @EP_President David Sassoli’s passing. A person of great values, whom I had the privilege of meeting in person just a year ago.
— Vjosa Osmani (@VjosaOsmaniPRKS) January 11, 2022
A true friend to our nation & our people. This is a devastating loss for his family, but also for the EU & the world. pic.twitter.com/NBS2PfW2kd
(Kosova Sot Online)