Haradinaj: “Brigadën 138” e formuam bashkë me oficerët amerikanë e shqiptarë, serbët i dinë mirë pasojat

  • E. /
  • 11 January 2022 - 11:37
Haradinaj: “Brigadën 138” e formuam bashkë me oficerët amerikanë e shqiptarë, serbët i dinë mirë pasojat

Ish-nënkryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës, Nasim Haradinaj ka dëshmuar sot në Gjykatën Speciale në Hagë.

Gjatë marrjes në pyetje nga avokati i tij mbrojtës Toby Cedman, Haradinaj ka rthënë se është kthyer në Kosovë në momentin kur e ka marrë vesh se është sulmuar familja Haradinaj në Gllogjan të Deçanit.

Haradinaj tha se aty ka qëndruar deri në kohën kur është plagosur.

“Legalisht unë hi në Kosovë si i armatosur më 1 janar 1998. Kthehem shkoj në Australi dhe atje e marr vesh se sulmohet fshati im, konkretisht kushëriri im, ose familja, Haradinaj, Ramush Haradinaj. Prej atje e kam ndërpre vizitën dhe jam kthyer në Kosovë me 1 prill ose 2 prill të vitit 1998 dhe kam ndejt aty derisa jam plagosur”, ka thënë ai.

Ai foli edhe për mjekimin që mori kur u plagos në luftë.

“E kam udhëhequr frontin e luftës përgjatë vijë Hereq-Baballaq-Prilep. Kam qenë aty. Kur jam plagosur ndihmën e parë e kam marrë në Kosovë, pastaj kam kaluar ilegalisht në Shqipërin. Jam mjekuar edhe aty. Pastaj kam shkuar në Suedi për tri javë, jam kthyer dhe e kam vazhduar aktivitetin”, ka thënë ai.

Haradinaj foli edhe për formimin e “Brigadës 138” , në Koshare.

Ai tha se për formimin e kësaj Brigade kanë qenë në konsultim me oficerët amerikan dhe shqiptarë.

 Më vonë me kontributet e mia dhe të shokëve të mi kemi arritur të krijojmë ‘Brigadën 138’ në koshare që është i vetmi vend ku merret kazerma ushtarake. Ajo në Koshare është specifike sepse kemi qenë në konsultim me oficerë amerikan dhe shqiptar dhe mendoj se serbët i dinë mirë pasojat e kësaj lufte dhe kësaj Brigade. Madje po xhirojnë film për këtë duke e quajtur xhehenemi ose ferri i Koshares”, ka thënë ai. 

(Kosova Sot Online)