Nxënësi bie nga kati i dytë i shkollës në Pejë

  • G.g /
  • 11 January 2022 - 13:51
Nxënësi bie nga kati i dytë i shkollës në Pejë

Një nxënës nga Peja ka pësuar lëndime trupore, pasi ka rënë nga kati i dytë i një shkolle.

Rastin për Express e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova.

“Sot rreth orës 12:10, Policia është informuar se një fëmijë ( nxënes) ka rënë nga kati i dytë i shkollës, Policia menjëherë ka dalë ne vendngjarje, fëmija është dërguar me autoambulancë ne Spitalin Rajonal në Pejë, dhe nga aty për shkak të natyrës së lëndimeve është dërguar ne QKUK-Prishtinë”, ka deklaruar Rugova.

(Kosova Sot Online)