Vala e “Omicron”, rekord infektimesh në Francë, 350 mijë raste të reja për një ditë
Ministria e Shëndetësisë në Francë do të shpallë një rekord prej më shumë se 350,000 infeksionesh të reja me Covid për 24 orëshin e fundit, tha ministri Olivier Veran.
Rekordi i mëparshëm prej 332,252 rastesh të reja ditore u vendos më 5 janar.
Që atëherë Franca për dy ditë të tjera ka shënuar më shumë se 300,000 raste të reja për 24 orë, pasi Omicron ka shpërthyer në këtë shtet.
“Edhe 350,000 infeksione të reja do të raportohen këtë mbrëmje, madje pak më shumë se kaq. Ne nuk kemi parë kurrë më parë numra të tillë që nga fillimi i krizës”, tha Véran.
Këto shifra tregojnë shtrirjen e valës aktuale të epidemisë. Kjo ka vazhduar që nga vjeshta dhe u ringjall në fund të 2021 me ardhjen e variantit Omicron.
Rritja e rasteve të regjistruara shpjegohet pjesërisht nga një numër i paprecedentë i testeve PCR: tetë milionë javën e kaluar, sipas Veran.
Megjithatë, shpërthimi epidemiologjik është real, siç dëshmohet nga nisja e “normës së pozitivitetit”.
(Kosova Sot Online)