Parashikimet e fundit: Gripi vret më shumë se varianti Omicron
Të dhënat nga Britania flasin për projeksione optimiste për mutacionin e Omicron-it, por mbi të gjitha për të ardhmen e pandemisë.
Sipas tyre, vdekjet nga varianti Omicron janë më pak se gjysma e atyre të shkaktuara nga një grip i zakonshëm, ndërkohë që pandemia është duke kaluar drejt endemisë, çka nënkupton fundin e saj.
Omicorni mund të jetë madje më pak vdekjeprurës se gripi i zakonshëm, pasi shifrat krahasuese të vdekjeve në Britani aktualisht janë më pak se gjysma e atyre nga gripi i zakonshëm, dhe sipas eksperteve britanikë vendi përfundimisht është në prag të mposhtjes së pandemisë.
Momentalisht ka 130 vdekje nga koronavirusi në Angli e krahasuar me 1,300 në janarin e kaluar para se vaksina të ishte e disponueshme gjerësisht.
Vdekjet nuk kanë lëvizur thuajse fare që nga vjeshta, ndërkohë që infektimet janë katërfishuar pas daljes së variantit të transmetueshme. Disa ekspertë britanikë gjithmonë kanë argumentuar se coronavirusi eventualisht do mund të shndërrohet në një të ftohtë apo grip sezonal, pasi bota po arrin imunizimin qoftë përmes vaksinimit qoftë infektimit natyral.
Por ekspertët kanë paralajmëruar se nuk mund të bazohesh vetëm në kalimin e një gripi apo të ftohti të zakonshëm, si mbrojtje ndaj Covidit dhe marrja e tre dozave mbetet mënyra më e mirë për vetëmbrojtje.
Një këshilltar i qeverisë së Boris Johnson, thotë se nëse ky trend vazhdon atëherë masat shtrënguese duhen hequr dhe faktikisht qeveria planifikon që masa të tilla si të punuarit nga shtëpia, apo vetizolimet, mund të hiqen në fund të muajit dhe të kalohet drejt atij normaliteti që ekzistonte përpara tetorit të kaluar.
Ekziston një besim në rritje se ky vit do shënoi kalimin përfundimtar të pandemisë drejt endemisë, ose gjendjes përpara daljes së koronavirusit dhe njerëzimi do duhet të jetojë me virusin ose viruset siç pati jetuar përpara 2019-ës.
(Kosova Sot Online)