Lexoni edhe:
Muriqi nuk po rehatohet në Lazio, dëshiron të rikthehet në Turqi
Ish-sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, në një intervistë për “Fox Digital” ka rrëfyer se si ka humbur mbi 41 kilogramë në gjashtë muajt e fundit duke bërë ndryshime në stilin e jetesës pas largimit nga administrata e Trumpit vitin e kaluar.
Intervista e tij erdhi pas publikimit të fotografive ku Pompeo vërehet se ka humbur shumë peshë, duke i rikthyer spekulimet se ish-zyrtari i lartë është duke e shqyrtuar seriozisht mundësinë për të garuar për president në zgjedhjet e vitit 2024.
Muriqi nuk po rehatohet në Lazio, dëshiron të rikthehet në TurqiLexoni edhe:
Pompeo tha në intervistë se ka humbur peshë vetë përmes ushtrimeve dhe shprehive më të disiplinuara të dietës e jo me operacion ose me ndihmën e ndonjë profesionisti të fitnesit, shkruan The Guardian.
Pretendimet e tij se ka humbur peshë përmes dietës e ushtrimeve kanë krijuar kundërthënie në mesin e nutricionistëve dhe profesionistëve të fitnesit. Asnjëri prej tyre nuk beson se një humbje kaq dramatike e peshës është e mundshme pa ndryshime më të mëdha në jetë. “Dyzet kilogramë për gjashtë muaj – është e pabesueshme, sidomos për moshën e tij”, tha një ekspert i fitnesit në Kansas.
Pompeo pretendoi se ka humbur kaq shumë peshë duke “ndaluar së ngrëni karbohidrate në masë të madhe dhe duke u përpjekur që të hajë porcione më të vogla”.
(Kosova Sot Online)