Lexoni edhe:
Arrestohet shtetasi maqedonas, ia mori mbi 3 mijë euro një kosovari për dokumente
Policia ka arrestuar tre vëllezër nga Rahoveci, të cilët e kanë rrahur dhe lidhur me litar babanë e tyre.
Zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjakovës, Nysret Xhurkaj, ka deklaruar se rasti ka ndodhur mbrëmjen e së martës në fshatin Dobidol të Rahovecit.
Arrestohet shtetasi maqedonas, ia mori mbi 3 mijë euro një kosovari për dokumenteLexoni edhe:
“Datë 11.01.2022 rreth orës 23:00, në fshatin Dobidol, KK. Rahovec patrulla e policisë iu ka përgjigjur informatës për “ Dhunë në familje “ Dyshohet se te dyshuarit e lartcekur ( vëllezër) pas një mosmarrëveshje me prindin e tyre ( viktimen) e kishin sulmuar fizikisht dhe më pas e kishin lidhur me litar duke i shkaktuar lëndime trupore”, ka deklaruar Xhurkaj.
Xhurkaj tha se viktima ka pranuar tretman mjekësor për shkak të lëndimeve të marra.
“Viktima ka marrë ndihmën mjekësore fillimisht në QMF-në Ratkoc e pastaj në Spitalin Rajonal në Gjakovë, dhe sipas mjekut ka lëndime te lehta trupore”, ka deklaruar ai.
Të dyshuarit janë dërguar në mbajtje për 48 orë.
“Të dyshuarit janë shoqëruar ne Stacioni Policor – Rahovec, dhe pas intervistimit me urdhër te Prokurorit të Shtetit janë ndaluar për 48 ( dyzetetetë) orë”, ka bërë të ditur Xhurkaj.
(Kosova Sot Online)