
Lexoni edhe:
Aksident në qendër të Prishtinës
Qeveria e Kosovës në mbledhjen që po mbahet ka miratuar propozim-vendimin e Ministrisë së Financave për rritjen e shumës së skemave pensionale për katër kategori të cilat kanë qenë nën shumën 100 euro tani do të jenë 100 euro.
Në fjalën e tij, ministri i Financave Hekuran Murati tha se vendimi për rritje të skemave pensionale të këtyre kategorive në shumën 100 euro është e përhershme pas shtesave që ishin bërë në kuadër të Pakos së Ringjalljes Ekonomike.
Aksident në qendër të PrishtinësLexoni edhe:
“Ne me të marrë mandatin në kuadër të pako së ringjalljes ekonomike kemi marrë vendim për shtesa që asnjë pension të mos ishte nën 100 euro. Këtu janë 4 kategori, pensionet bazike që kishin vlerën 90 euro, pensionet e aftësive kufizuara që ka vlerën 75 euro, pensioni familjar që ka vlerën 90 euro dhe pensioni invalidor i punës që ka vlerën 90 euro. Siç e kemi premtuar kjo shtesë do të bëhet rritje e përhershme dhe këto kategori pensionesh asnjëra nuk do të jetë nën 100 euro andaj ju ftoj ta votojmë”, ka thënë Murati.
Propozim-vendimi i Ministrisë së Financave është miratuar me shumicë votash nga kabineti qeveritar.
(Kosova Sot Online)