![Berisha - Kurtit: Dy rrugë i ke, bone shumicën dhe krijo qeverinë, ose dil në opozitë](/uploads/kosova-sot/images/2023/April/07/200x200_beke-berisha1680872298.jpg)
Ishte futur në kuti vezësh, gjendet foshnja në -20 °C
![Ishte futur në kuti vezësh, gjendet foshnja në -20 °C](/uploads/kosova-sot/images/2021/December/10/auto_Foshnje1639130581.jpg)
Pesë adoleshentë, kanë gjetur një foshnje të braktisur në temperatura deri në -20C në Siberi.
Mediat e huaja, bëjnë me dije se i porsalinduri, u gjet në një kuti vezësh në një rrugë të largët pranë fshatit Sosnovka jashtë, ndërkohë njëri prej prindërve të adoleshentëve e ka çuar në spital me urgjencë.
Mësohet se aktualisht gjendja shëndetësore e fëmijes ishte mirë.
Policia është vënë në kërkim të nënës ndaj të cilës është hapur hetimi penal për tentativën e vrasjes.
Prindërit e adoleshentes dëshirojnë të birësojnë foshnjën, por duhet të presin.
Duke folur për gazetën ruse NGS, babai i një prej adoleshentëve, Dmitry Litvinov, tha se pesë miqtë kishin dalë për një shëtitje në ditën e Krishtlindjeve ortodokse.
“Veçse ishte errësirë, ata po kontrollonin duke aktivizuar dritën në telefonat e tyre, duke parë se çfarë ishte në kuti”, ka thënë Litvinov.
(Kosova Sot Online)