
Ambasadori i ri i SHBA-së i thotë Bislimit se Amerika dëshiron që Kosova të arrijë njohje reciproke me Serbinë

Ka pak ditë që kur ambasadori i ri i Shteteve të Bashkuara të Amerikës mori detyrën e tij në Kosovë.
Ambasadori Jeff Hovenier sot ka zhvilluar një takim me zv/kryeministrin e vendit, Besnik Bislimi.
Pas kësaj nga Ambasada e Amerikës u theksua se ky takim kishte një diskutim produktiv, për përkushtimin e Amerikës për integrimin euroatlantik të Kosovës.
“Diskutim produktiv me zëvendëskryeministrin e parë të Kosovës, Besnik Bislimi për përkushtimin e Shteteve të Bashkuara për integrimin euroatlantik të Kosovës dhe dëshirën tonë të përbashkët për ta parë Kosovën të arrijë marrëdhënie të normalizuara të përqendruara në njohjen reciproke përmes dialogut të lehtësuar nga BE-ja”, thuhet në njoftimin e ambasadës.
(Kosova Sot Online)