Gazeta e njohur i dedikoi shkrim , flet shqiptarja e mbuluar që habiti italianët

  • E. /
  • 13 January 2022 - 13:12
Gazeta e njohur i dedikoi shkrim , flet shqiptarja e mbuluar që habiti italianët

Bukurie Voka është 37-vjeçarja nga Kavaja, që punon si shofere autobusi në Itali. Ajo është bërë e njohur për shkak të shamisë që mban në kokë. Madje në ditën e dytë të vitit,  Corriere della Sera i ka kushtuar një shkrim të gjatë.

Në një lidhje me Skype për “ABC e Mëngjesit”, ajo ka treguar historinë se si u bë shofere dhe kush ishte personi i parë që e shtyu për të arritur deri këtu

“Në fakt, kjo ishte një ide e një koleges time gjermane. Ajo disa ditë nuk kishte makinën dhe u detyrova të merrja autobusin. Ajo më ftoi, më thoshte e shikon është mirë këtu, më bënte reklama. Mundohej të më mbushte mendjen.

“Teoria ishte shumë e vështirë se kishte të bënte me pjesën e motorrit, se nuk i dija as në shqip, jo mo italisht. Ajo ishte e vështirë. Kurse për praktikën ishte e vështirë vetëm muajin e parë. I kam marrë të gjitha testet me të parën”, u shpreh ndër të tjera Bukuria.

(Kosova Sot Online)