Gruaja nga Peja e humb foshnjën gjatë shtatzënisë, nisin hetimet

  • E. /
  • 14 January 2022 - 10:03
Gruaja nga Peja e humb foshnjën gjatë shtatzënisë, nisin hetimet

Një burrë nga Peja ka raportuar në polici se bashkëshortja e tij e ka humbur foshnjën gjatë shtatzënisë.

Me vendim të prokurorit, do të kryhet autopsia e foshnjës, ndërkaq rasti vazhdon në procedurë hetimore.

“Hetim i vdekjes-Pejë, 12.01.2022-21:40. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se bashkëshortja  e tij, viktima femër kosovare gjatë shtatzënisë ka humbur foshnjën. Me vendim të prokurorit do të kryhet autopsia e fëmijës. Rasti në procedurë hetimore”, ka bërë të ditur  policia.

(Kosova Sot Online)