Lexoni edhe:
Fati i dialogut të bllokuar mes Kosovës dhe Serbisë për një marrëveshje finale nuk zgjidhet pa ndërhyrje të vendosur nga SHBA dhe BE!
Misioni i OSBE-së në Kosovë përmes një deklaratë të lëshuar sot gjatë ditës kanë njoftuar se nuk do të mund të organizojnë procesin e mbledhjes së votave për referendumin e Serbisë, meqë për një gjë të tillë s’ka pajtueshmëri të të gjitha palëve dhe se situatën më të vështirë e bën edhe pandemia.
Megjithatë në këtë njoftim të OSBE- bie në sy se si kur e përmendin të ashtuquajturën zyrë për Kosovën që drejton Petar Petkovic e shkruajnë “Serbian Government’s Office for Kosovo and Metohija”.
Kur i referohen kësaj zyre nuk përdorin fare thonjëza.
Për një gjë të tillë kanë reaguar edhe shumë komentues në faqen e OSBE-së.
(Kosova Sot Online)