
Lexoni edhe:
The Guardian: Panik teksa Kosova shkyq nga pajisjet e Bitcoin-it që konsumojnë energji
Policia e Kosovës është duke i kërkuar dy persona të dyshuar, të cilët kanë kanosur me armë zjarri zyrtarët policorë.
Rasti ka ndodhur mesnatën e së dielës, ka bërë të ditur policia në raportin 24 orësh.
Policia ishte njoftuar nga një person se pas një mosmarrëveshjeje, dy të dyshuarit i kanë dëmtuar veturën.
The Guardian: Panik teksa Kosova shkyq nga pajisjet e Bitcoin-it që konsumojnë energjiLexoni edhe:
Të dyshuarit më pas i kanë kërcënuar zyrtarët policorë, duke ua drejtuar armën AK-47 dhe janë larguar në drejtim të panjohur.
“Podujevë, 16.01.2022-03:32. Ankuesi mashkull kosovar, ka njoftuar se pas një mosmarrëveshje dy të dyshuar meshkuj kosovarë, i kanë dëmtuar veturën e tij. Të dyshuarit duke u drejtuar armën (AK-47) i kanë kanosur zyrtarët policorë dhe janë larguar në drejtim të panjohur. Me vendim të prokurorit është bastisë shtëpia e të dyshuarve por nuk është gjete asgjë e dyshuar. Të dyshuarit gjenden në kërkim policor. Rasti nën hetime nga njësitë relevante”, ka njoftuar policia.
(Kosova Sot Online)