![Berisha - Kurtit: Dy rrugë i ke, bone shumicën dhe krijo qeverinë, ose dil në opozitë](/uploads/kosova-sot/images/2023/April/07/200x200_beke-berisha1680872298.jpg)
Studimi në Izrael: Doza e katërt e vaksinës nuk mbron nga infektimi me Omicron
![Studimi në Izrael: Doza e katërt e vaksinës nuk mbron nga infektimi me Omicron](/uploads/kosova-sot/images/2022/January/18/auto_Vaksinimi-astrazeneca-1024x576-1-600x360-11642506112.jpg)
As doza e katërt nuk e ndalon dot infektimin me variantin Omicron. Një studim në Izrael tregoi se doza e dytë përforcuese rrit ndjeshëm nivelet e antitrupave, por jo mjaftueshëm për të parandaluar infektimin me variantin më ngjitës.
Qendra mjekësore Sheba në Izrael, u dha një dozë të katërt të vaksinës së Pfizer 154 pjesëtarëve të stafit, ndërsa për 120 të tjerë aplikoi atë të Modernës.
Ata u krahasuan me grupin që nuk mori një dozë të dytë përforcuese.
Por, edhe pse u vërejt një rritje e konsiderueshme e antitrupave, madje edhe më shumë se pas dozës së tretë, efektshmëria për mbrojtjen nga infektimi mbeti e njëjtë, raporton A2news.
Zbulimet e studimit, që sipas spitalit janë të parat e këtij lloji në botë, janë paraprake dhe nuk janë publikuar ende.
Izraeli është vendi me fushatën më të shpejtë të vaksinimit kundër Covid-19 dhe muajin e kaluar nisi të ofrojë dozën e katërt për grupet më të rrezikuara nga virusi.
(Kosova Sot Online)