
Lexoni edhe:
Shtëpia e braktisur, pa asnjë dhomë gjumi dhe pothuajse e shkatërruar shitet me çmimin marramendës
Një ngjarje e rëndë është regjistruar në orët e para të mëngjesit në spitalin e Elbasanit, ku një 3-vjeçar ka ndërruar jetë.
Mësohet se i mituri, mjekohej në shtëpi, ndërkohë që është dërguar nga familjarët e tij me temperaturë të lartë në spital.
2-vjeçari nga fshati Kusarth është dërguar në gjendje të rëndë me urgjencë në Pediatrinë e spitalit të Elbasanit dhe është futur në oksigjen, ndërsa ishte prekur nga Pneumonia bilaterale.
Po ashtu ai kishte insufiçence respiratore akute dhe insufiçence kardiake.
“Më datë 19.01.2022, në orët e para të mëngjesit është dërguar në spitalin e Elbasanit, në gjendje të rëndë për jetën, shtetasi i mitur A. I., 3 vjeç, i cili pas disa orësh ka humbur jetën.
Grupi hetimor ka kryer veprimet e para hetimore në vendngjarje dhe pritet ekspertiza mjeko-ligjore për përcaktimin e shkakut të humbjes së jetës.”, thuhet në njoftimin e policisë.
(Kosova Sot Online)