Lexoni edhe:
Shtëpia e braktisur, pa asnjë dhomë gjumi dhe pothuajse e shkatërruar shitet me çmimin marramendës
Policia në Fushë Kosovë ka arrestuar dy persona të cilët pas një mosmarrëveshjeje kanë sulmuar fizikisht njëri-tjetrin.
Njëri prej të dyshuarve e ka goditur tjetrin me shufër metalike, duke i shkaktuar lëndime.
I lënduari është dërguar në QKUK për tretman mjekësor, ndërkaq më pas është liruar në procedurë të rregullt.
I dyshuari tjetër është dërguar në mbajtje.
“Fushë Kosovë, 18.01.2022 – 17:25. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë të cilët pas një mosmarrëveshje e kishin sulmuar fizikisht njëri tjetrin. Njëri prej të dyshuarve me një shufër metali e kishte goditë në kokë të dyshuarin tjetër të cilit i kishte shkaktuar lëndime dhe është dërguar në QKUK për tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit njëri prej të dyshuarve është dërguar në mbajtje, kurse i dyshuari i lënduar është liruar në procedurë të rregullt”, ka bërë të ditur policia.
(Kosova Sot Online)