![](/uploads/kosova-sot/images/2022/January/19/200x200_Makine-e-larjes-se-rrobave1642584750.jpeg)
Lexoni edhe:
Edhe kjo ndodh në Skenderaj: Dyshohet se i vodhi motrës një shporet dhe makinë për larje, arrestohet një person
Edhe pse ka zgjedhur të ruaj një profil të ulët në media, Valbona Hoxha, mbesa e ish-diktatorit, Enver Hoxha mbetet një personazh që tërheq vëmendjen.
Ndonëse kurrë nuk ka pranuar të jap intervista, apo të jetë ‘bujare’ me fotot e saj nga familja, detaje nga jeta private shpesh janë bërë publike.
E konsideruar si një ndër femrat më të bukura të Tiranës, Valbona prej vitesh jeton së bashku me familjen e saj larg vendit tonë. Konkretisht e vendosur në Vjenë, ajo punon si psikoterapiste kryesisht për çifte. Në kohën kur mbesa e ish-diktatorit u shkëput nga Shqipëria, në media u përfol edhe për ndarjen e saj nga bashkëshorti, avokati i mirënjohur Genc Boga.
Në atë Kohë Valbona u nis për në Vjenë vetëm me dy fëmijët e saj, pa bashëkshortin, duke sjellë edhe lajmet për një divorc të një prej çifteve më të komentuara në vendin tonë.
Në rrjetet e saj sociale, ajo ruan privatësinë e familjes, duke mos publikuar asnjë foto familjare. Më së shumti Instagrami saj fokusohet tek puna si psikoterapiste.
Ajo që vihet re është ngjashmëria e madhe që ajo ka me të ëmën, Liljanën, nusen e vogël të familjes Hoxha.
(Kosova Sot Online)