Termokosi pret 'sadaka', qeveria hesht, qytetarët drejt bankrotit

  • G.g /
  • 19 January 2022 - 11:29
Termokosi pret 'sadaka', qeveria hesht, qytetarët drejt bankrotit

Qeveria e Kosovës e ka aprovuar kërkesën e Zyrës së Rregullatorit për Energji, për rritjen e çmimit të energjisë elektrike për konsumatorët që harxhojnë më shumë se 600 kWh energji.

Kur jemi në kohë dimri dhe shumë prej qytetarët e Prishtinës, po del të jenë më të pakënaqurit. Kjo pasi opsionin e vetëm për ngrohje e kanë energjinë elektrike,

Një familje që jeton në kryeqytet, llogaritet se mesatarisht gjatë sezonës së dimrit shpenzon mbi 100 euro. Kjo bënë që më të afektuarit do të jenë pikërisht ata që opsion e kanë ngrohjen me energji elektrike, pasi jo e gjithë Prishtina është e përfshirë në rrjetin e ngrohtores së qytetit.

Sa bëri qeveria, komuna që qytetarët e Prishtinës, të kenë opsion tjetër për ngrohje?

Syri.net Kosova, ka kontaktuar me zëdhëndësen e Termokos, për ta kuptuar se si qëndron situata me zgjerimin e rrjetit të ngrohtores.

Afërdita Uka, zëdhëndëse në këtë ndërmarrje, thotë se ,e kapacitete aktuale që NP “Termokos” Sh.A. ka në dispozicion (140MWH nga dy blloqet e TC Kosova B) është e pamundur, që të furnizohet me ngrohje i gjithë qyteti i Prishtinës.

Ajo tregon se ndihma e vetme, në përpjekje për të përmbushur misionin e tyre është ajo permes donatorëve ndërkombëtarë.

“Në përpjekje për të përmbushur misionin tonë si kompani, NP “Termokos”, SH.A., në vazhdimësi me kapacitetet ekzistuese dhe falë përkrahjes së donatorëve ndërkombëtarë, është duke realizuar projekte për zgjerimin e rrjetit të ngrohjes dhe furnizimin me ngrohje për sa më shumë kryeqytetas.”

Tutje, ajo thekson se me e projektin për zgjerimin e rrjetit të ngrohjes, do kyqen 7 mijë e 500 konsumatorë të rinjë, derisa bën të ditur se janë zotuar mjetet edhe për projekte të reja.

‘Me projektin për zgjerimin e rrjetit të ngrohjes, që është në realizim e sipër, falë përkrahjes nga Banka Gjermane për Zhvillim dhe Qeveria e Luksemburgut, në rrjetin e ngrohjes për herë të parë do të kyçen rreth 7.500 konsumatorë të rinjë.Ndërkaq, tanimë janë zotuar mjetet edhe për projektin “Energjia solare për Kosovën/ Solaret e mëdha të Prishtinës”, nëpërmes të cilit do të sigurohet ngrohje edhe për një pjesë të lagjes “Arbëria” dhe “Tophane”.”

Prishtinasit do vazhdojnë ngrohjen me rrymë

Një zgjerim më masiv i rrjetit të ngrohjes dhe një përfshirje më e madhe e prishtinasve në rrjetin e ngrohjes do të jetë i mundur vetëm pas realizimit të Projektit për dyfishimin e kapaciteteve nga 140mwh në 280 mwh, për të cilin poashtu janë zotuar mjetet financiare, që planifikohet të realizohet 3-5 vitet e ardhshme.

Kështu deklaroi për Syri.net Kosova, Afërdita Uka, zëdhëndëse në këtë ndërmarrje.

Kjo pasi borxhet që kanë qytetarët ndaj ndërmarrjes, nuk lejojnë bashkëfinancimin e projekteve për zgjerimin e rrjetit të ngrohjes.

Fatmirësisht, ka vite që NP “Termokos” SH.A. ka arritur stabilitetin e saj financiar, për më tepër është nga kompanitë më të suksesshme lokale, që operon me profit, si rrjedhojë nuk rrezikohet funksionimi i saj. Mirëpo, borxhet që kosumatorët i kanë ndaj ndërmarrjes sonë paraqesin një kufizim shtesë për realizimin e projekteve tona, të cilat janë në funksion të përmirësimit të mëtutjeshëm të shërbimeve tona si dhe bashkëfinancimin e projekteve për zgjerimin e rrjetit të ngrohjes.

Apelojmë tek të gjithë ata konsumatorë, që kanë borxhe të pashlyera, që të paguajnë sa më shpejtë ato, duke rritur kështu mundësitë për realizimin e shumë projekteve, që janë për të mirën e përbashkët.

Syri.net Kosova, ka kontaktuar me Ministrinë e Financave, për të marrë informacion se pse nuk ndahen mjete për ngrohtoren e qytetit, por investimet e vetme që janë bërë, janë vetëm përmes donatorëve dhe komunës, por e njëjta nuk ka kthyer përgjigje

‘Termokos’ tash e sa vite, zgjerimin e rrjetit të saj e pati të ‘varur’ nga donacionet.

Në vitin 2015 projekti për ngrohje me avull nga KEK-u, u ndanë rreth 30 milionë euro, (13.825 milionë nga Komisioni Evropian, 11 milionë nga Qeveria gjermane, përmes Bankës Gjermane për Zhvillim (6 milionë prej të cilave janë grante, ndërsa 5 milionë janë kredi), 1.8 milion euro nga Qeveria Suedeze, 1.5 milion euro nga Qeveria e Luksemburgut dhe 2 milionë nga Komuna e Prishtinës.

Në saje të donacioneve të ndara nga Komisioni Evropian në vlerë të 8.3 milion eurove, Termokos arriti të i ngrohë edhe 1500 njësi banesore të lagjes "Kalabria".

Së fundmi, Ministri i Financave, Hekuran Murati ka njoftuar se Qeveria Gjermane ka zotuar 12.65 milionë euro shtesë për projektin e ngrohjes qëndrore me energji solare që pritet të fillojë shumë shpejt.

Murati në postimin e tij në Facebook ka thënë se projekti në fjalë parasheh rritjen e kapacitetit për ngrohje qëndrore dhe mundëson zgjerimin e mëtejmë të rrjetit të Termokos-it.

(Kosova Sot Online)