![](/uploads/kosova-sot/images/2022/January/20/200x200_1558032028_gjyqtar1642662335.jpg)
Lexoni edhe:
Kosovës i duhet një formë tjetër e thellë e përgatitjes së gjyqtarëve dhe prokurorëve!
Kai Forsyth tha se ishte ndjerë çuditshëm kur ekuipazhi i aeroplanit më të cilin po udhëtonte (British Airways), e njoftuan se është personi i vetëm në fluturake – duke e cilësuar si një prej përvojave më të çuditshme.
Forsyth nga Derbyshire i Anglisë, po udhëtonte nga Londra për në Orlando të Floridas, por ishte plotësisht i vetmuar në aeroplan.
Kosovës i duhet një formë tjetër e thellë e përgatitjes së gjyqtarëve dhe prokurorëve!Lexoni edhe:
E këtë përvojë e ndau në TikTok, ku videoja e tij u bë virale dhe mori mbi 310 mijë shikime.
“Ekuipazhi më njoftuar se jam personi i vetëm në bord”, tha Forsyth i cili publikoi videon më 9 janar derisa brenda fluturakes shiheshin ulëset e zbrazëta.
Megjithatë ky udhëtim i pati edhe të mirat e veta, pasi stjuardesat e “mbuluan” me ëmbëlsira dhe specialitete të ndryshme nga ushqimi që e përgatisin për pasagjerët.
“Ishte një udhëtim prej 8 orëve, ku ulëset i shndërrova në shtrat. Mund të them që ishte udhëtimi më komod me aeroplan që ndonjëherë e kam bërë”, shtoi autori i videos.
(Kosova Sot Online)