![](/uploads/kosova-sot/images/2022/January/20/200x200_0881642674238.png)
Lexoni edhe:
Dyshohet se mashtruan plot qytetarë me viza pune për në Kroaci dhe Gjermani, arrestohet i dyshuari i dytë
Në Kuvendin e Kosovës është krijuar zhurmë gjatë kohës sa po fliste zëvendëskryeministri Besnik Bislimi, i cili akuzoi deputetët e opozitës se po gënjejnë për çmimin e energjisë.
“U mytëm tu ju thanë po rreni, edhe prapë po dilni po rreni”, ishte deklarata e Bislimit drejt deputetëtve.
Pas zhurmës së krijuar ka reaguar kryeparlamentari Glauk Konjufca, i cili u bëri thirrje deputetëve që ta respektojnë njëri-tjetrin.
“Ju lutem respektojeni njëri-tjetrin kur flisni edhe leni kolëgët me folë”, tha Konjufca.
Më pas kanë marrë fjalën përfaqësues të opozitës, të cilët e kanë kritikuar zv.kryeministrin për gjuhen ndaj deputetëve dhe e kanë akuzuar vetë atë për mashtrim.
Edhe kryeparlamentari Konjufca ka thënë se shprehja e Bislimit drejtuar deputetëve nuk është e përshtatshme për parlament dhe ka kërkuar që të respektohen mes vete pjesëtarët e kabinetit qeveritar dhe deputetët.
(Kosova Sot Online)