Lexoni edhe:
Ky është skandali tjetër: Kodi i Procedurës Penale në fuqi nuk e thotë se sa kohë mund ta mbaj prokurori në sirtarin e tij një kallëzim penal!
Prokuroria Themelore e Gjakovës ka kërkuar që t’i caktohet masa e paraburgimit prej një muaji, gruas e cila ushtroi dhunë ndaj bashkëshortit të saj, i cili është pjesërisht i palëvizhshëm. Rasti ka ndodhur më 14 janar në Spitalin e Gjakovës, por është raportuar tek më 18 janar.
Sipas Prokurorisë, e pandehura e revoltuar se duhej të kujdeset për të, e sulmon fizikisht të dëmtuarin dhe e godet me shuplakë në regjionin e fytyrës, e në pjesë të ndryshme të trupit.
Në komunikatë thuhet se ajo gjendet në ndalim që nga 18 janari, kur edhe është raportuar rasti.
“Gjithashtu nga kohë e pacaktuar e deri më 18 janar 2022, në shtëpinë e tyre të përbashkët, e pandehura shkakton dhunë në familje, keqtrajtim fizik dhe psikik, të dëmtuarit, bashkëshortit të saj A.N, duke e ofenduar ne mënyrë të vazhdueshme, kanosur dhe duke e goditur fizikisht, ku tek i dëmtuari ka shkaktuar dhembje fizike dhe shqetësim të madh emocional”, thuhet në komunikatë.
Rastin e ka konfirmuar dje Drejtori i Policisë për Rajonin e Gjakovës, Lumni Graishta.
“Po, rasti është raportuar më datë 18.01.2022 por që dyshohet të ketë ndodhur më datë 14.01.2022 rreth orës 03:00. Një videoincizim është pranuar në adresën zyrtare të PK-së ku një person i dyshuar (femër) shihet duke e goditur viktimën (burrë, pacient i shtruar në spitalin rajonal në Gjakovë). Pas identifikimit të personave në videoincizim, policia në Gjakovë ka arrestuar të dyshuarën dhe e njëjta me urdhër të prokurorit ndalohet për 48 orë por për shkak të probleme shëndetësore të natyrës emocionale, e njëjta vendoset në repartin e neuropsikiatrisë në spitalin rajonal në Gjakovë”, ka thënë Graishta.
Komunikata e plotë e Prokurorisë:
Një muaj paraburgim ndaj gruas e cila e sulmoi fizikisht bashkëshortin e saj
Gjakovë, 21 janar 2022 – Prokuroria Themelore në Gjakovë, ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit nga Gjykata kompetente në Gjakovë, ndaj të pandehurës V.N., për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprat penale “Lëndim i rëndë trupor”, dhe “Dhuna në familje”.
Prokuroria njofton se, rasti ka ndodhur më 14 janar 2021, në Spitalin Rajonal “Isa Grezda”, në Gjakovë, pikërisht në repartin e neurologjisë, ku e pandehura me dashje i shkakton lëndime të rënda viktimës së ndjeshme, të dëmtuarit, bashkëshortit të saj A.N.
I dëmtuari përderisa ishte duke u trajtuar në spital, e pandehura e revoltuar se duhej të kujdeset për të, e sulmon fizikisht të dëmtuarin dhe e godet me shuplakë në regjionin e fytyrës, e në pjesë të ndryshme të trupit.
Gjithashtu nga kohë e pacaktuar e deri më 18 janar 2022, në shtëpinë e tyre të përbashkët, e pandehura shkakton dhunë në familje, keqtrajtim fizik dhe psikik, të dëmtuarit, bashkëshortit të saj A.N, duke e ofenduar ne mënyrë të vazhdueshme, kanosur dhe duke e goditur fizikisht, ku tek i dëmtuari ka shkaktuar dhembje fizike dhe shqetësim të madh emocional.
Prokurori i rastit ndaj të pandehurës V.N., ka kërkuar masën e paraburgimit në afat prej 30 ditësh, e cila është aprovuar nga Gjykata kompetente.
E pandehura, me urdhër të prokurorit gjendet në ndalim nga data 18 janar 2022.
(Kosova Sot Online)