Masat e reja: Vetëm qytetarët e kësaj moshe nuk kanë nevojë për certifikatë vaksine në kafiteri

  • G.g /
  • 22 January 2022 - 10:54
Masat e reja: Vetëm qytetarët e kësaj moshe nuk kanë nevojë për certifikatë vaksine në kafiteri

Qeveria e Kosovës, në kuadër të masave të reja, ka bërë të ditur se personave nën moshën 12-vjeçare do t’u lejohet hyrja në kafiteri pa vërtetimin e vaksinës.

“Shërbimet e gastronomisë lejohen të zhvillojnë aktivitetin e tyre. Klientët dhe stafi i gastronomisë duhet të posedojnë ndonjërën nga dëshmitë sipas pikës 26.1 ose 26.2 në mënyrë që t’u lejohet hyrja në hapësirat e mbyllura të lokaleve, në përputhje me udhëzuesin përkatës, përveç atyre nën moshën 12 vjeçare”, thuhet në njoftim, duke konsistuar për vërtetim vaksine apo test negativ.

Ndërkaq, gastronomia do të lejohet të punojë deri në ora 21:00. Sipas masave të reja, muzika lejohet deri në orën 20:30.

Masat e miratuara hyjnë në fuqi sot me 22 janar 2022 dhe vlejnë deri më 4 shkurt 2022.

(Kosova Sot Online)