Mbi 100 pacientë të shtrirë në QKUK dhe spitale për shkak të COVID-19

  • A.P /
  • 23 January 2022 - 10:42
Mbi 100 pacientë të shtrirë në QKUK dhe spitale për shkak të COVID-19

Shërbimi Spitalor Klinik e Universitar i Kosovës ka bërë të ditur se sot në klinikat COVID dhe spitalet rajonale janë të shtrirë 115 pacientë, prej tyre 94  pacientë të konfirmuar me Covid-19 pozitiv dhe 21 të tjerë post-Covid.

Me oksigjeno-terapi janë 41 pacientë, kurse  në Mjekimin Intensiv të Klinikës Infektive janë të shtrirë 4 pacientë.

Raporti sipas klinikave dhe spitaleve të përgjithshme:

Klinika Infektive, 37  pacientë.

Klinika e Pulmologjisë, 19 pacientë  post-covid

Mjekim Intensiv në Klinikë Infektive, 4  pacientë

Klinika e Pediatrisë, 2 pacientë

Klinika Obstetrike Gjinekologjike, 17 pacientë 

Spitali i Gjakovës, 13 pacientë

Spitali i Pejës, 5 pacientë

Spitali i Prizrenit,3  pacientë

Spitali i Mitrovicës, 11 pacientë

Spitali i Ferizajt, 4 pacientë.

(Kosova Sot Online)