![Borell tregon çfarë tha Vuçiq kur i dëgjoi kushtet e Kurtit](/uploads/kosova-sot/images/2021/April/23/200x200_borell-vucic-600x3601619183736.jpg)
Rama tregon kur duhet legalizuar kanabisi
![Rama tregon kur duhet legalizuar kanabisi](/uploads/kosova-sot/images/2022/January/20/auto_csm_Thumbnail_Edi_Rama_cf934351c31642685899.jpg)
Kryeministri, Edi Rama ashtu siç ka bërë në ditët e fundit, ka postuar një ptjetër pyetje në kuadër të “Këshillimit Kombëtar”.
Sot e ka pasur rradhën pyetja numër 6, që kishte të bënte me legalizimin e kanabisit për t’u përdorur si një lloj trajtimi mjekësor, jo për trajtime personale.
Me anë të një postimi në rrjetin social facebook, Rama ka posutar pyetjen dhe u ka kërkuar qytetarëve që të gjithë të thonin mendimin e tyre pa marrë parasysh kahun politik.
Postimi i Plotë nga kryeministri Edi Rama:
KËSHILLIMI KOMBËTAR / PYETJA 6
Për të ecur më shpejt e për t’u ngjitur lart, kemi nevojë të lëmë pas krahëve llogoret përçarëse të partive dhe të dëgjojmë më shumë njëri-tjetrin! Ju ftoj të gjithëve të jepni opinionin tuaj në këtë proces popullor që zhvillohet për herë të parë dhe është i hapur për çdo shqiptar, kudoqoftë jeton e banon, pavarësisht bindjeve e simpative politike, duke klikuar si vijon.
(Kosova Sot Online)