Lexoni edhe:
Një rikujtim serioz për qeverinë: Po që se dështon shëndetësia fatura e dështimit shkon te qeveria!
Pas një mosmarrëveshjeje, një person është sulmuar fizikisht nga dy të dyshuar. Gjatë përleshjes, gruaja e viktimës i ka sulmuar fizikisht dy personat që ia kanë rrahur burrin.
Rasti ka ndodhur mëngjesin e së dielës në Pejë, ka bërë të ditur policia në raportin 24 orësh.
Përveç dy të dyshuarve, policia ka arrestuar edhe gruan, e cila më pas është liruar me vendim të prokurorit.
“Pejë, 23.01.2022 – 09:53. Viktima mashkull kosovar, ka informuar se pas një mosmarrëveshje është sulmuar fizikisht nga dy të dyshuarit meshkuj kosovarë, gjatë përleshjes gruaja e viktimës e dyshuara femër kosovare kishte sulmuar fizikisht dy të dyshuarit. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Tre të dyshuarit janë arrestuar dhe me vendim të prokurorit, dy të dyshuarit janë dërguar në mbajtje, ndërsa e dyshuara është liruar në procedurë të rregullt”, ka bërë të ditur policia.
(Kosova Sot Online)