Lexoni edhe:
Ia rrahën burrin, gruaja nga Peja i sulmon të dyshuarit
Hava Bekteshi është një ekonomiste nga qyteti Neustadt afër Hamburgut, Gjermani. Ajo ka migruar nga Maqedonia në Gjermani, me prindërit, kur ka qenë vajzë 14 vjeçe.
Shqiptarja i ka surprizuar të gjithë pasi është bërë pjesë e orkestrës gjermane të Hamburgut. Kjo pasi luan instrumentin e çiftelisë.
Ia rrahën burrin, gruaja nga Peja i sulmon të dyshuaritLexoni edhe:
Në një lidhje me Skype për “ABC e Mëngjesit”, Hava tregoi se si u bë pjesë e orkestrës. Ajo madje theksoi se çiftelia është një traditë nga vendi i saj i lindjes.
“Unë me profesion jam ekonomiste e diplomuar këtu në Hamburg dhe mësuese e gjermanishtes. Por kam qenë në një koncert shqiptarësh ku mes tyre kam qenë dhe unë. Në këtë koncert është folur se si ka qenë një ditë e komunitetit shqiptar në Hamburg dhe unë kam qenë me çifteli.
Kur jam pranuar në këtë projekt, në fillim nuk ka qenë kaq e thjeshtë, por çiftelia ka rënë në sy sepse është edhe një instrument i veçantë.
Në familjen tonë kemi pasur gjithmonë një çifteli, që e vogël në shkollën fillore kam marr pjesë në aktivitete. Unë jam nga Gostivari dhe e kemi traditë çiftelinë”, u shpreh Hava.
(Kosova Sot Online)