Ministria e Shëndetësisë kërkon nga qytetarët që të kufizojnë kontaktet me të tjerët

  • E. /
  • 24 January 2022 - 11:21
Ministria e Shëndetësisë kërkon nga qytetarët që të kufizojnë kontaktet me të tjerët

Ministria e Shëndetësisë përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka thënë se për të frenuar valën e re të infektimeve me COVID-19, kufizimet e kontaktit janë të nevojshme.

Nga MSH kanë thënë se ata që kanë më pak kontakte ulin rrezikun e infektimit të vetes dhe të tjerëve.

Ministria e Shëndetësisë po ashtu u ka bërë thirrje qytetarëve që të vaksinohen kundër COVID-19 edhe me dozën përforcuese.

Njoftimi i plotë:

Për të frenuar valën e re të infektimeve, kufizimet e kontaktit janë përsëri të nevojshme.

Sepse, ata që kanë më pak kontakte ulin ndjeshëm rrezikun e infektimit për vetën dhe të tjerët.

Vaksinohu dhe ftoni të tjerët të vaksinohen!

Merrni dozën përforcuese!

(Kosova Sot Online)