Protestuesit tentojnë ta kalojnë kufirin në Morinë, përplasen me policinë

  • E /
  • 24 January 2022 - 12:20
Protestuesit tentojnë ta kalojnë kufirin në Morinë, përplasen me policinë

Mëngjesin e sotëm është zhvilluar një protestë në pikën kufitare të Morinës, ku qytetarët kanë kundërshtuar masat e reja anti-COVID të vendosura nga qeveria e Kosovës.

Dhjetëra qytetarë, kanë tentuar të kalojnë kufirin në të dy anët, por janë përplasur me forcat e policisë, pasi nuk plotësonin kushtet.

Ata deklarojnë se e kanë të pamundur të paraqesin një vaksinë me 3 doza, pasi afati nga marrja e një doze tek një tjetër është disa javë.

“Nuk na lejojnë me dy vaksina. Kam dy vaksina, s’më ka ardhur akoma koha që të bëj të tretën”, u shpreh një qytetar.

Protestuesit deklarojnë se e kanë të pamundur që të bëjnë testin PCR çdo javë për të kaluar kufirin, i cili kushton deri në 35 mijë lekë.

“Ne protestojmë për punë, për punë kemi dalë atje. Po na kërkojnë 3 vaksina”, tha një tjetër.

Nga 22 janari deri në datën 4 shkurt, qytetarët që duan të udhëtojnë drejt Kosovës, duhet të kenë certifikatë vaksinimi me 3 doza, ose një certifikatë vaksinimi me dy doza dhe një test PCR negativ.

(Kosova Sot Online)