Detaje/ E ëma u vetëhelmua pas vrasjes së të atit, historia e trishtë e 17 vjeçarit që kreu krimin sot

  • E. /
  • 24 January 2022 - 13:59
Detaje/ E ëma u vetëhelmua pas vrasjes së të atit, historia e trishtë e 17 vjeçarit që kreu krimin sot

Ditën e sotme një ngjarje e rëndë ka tronditur Lezhën, ku një 17 vjeçar ka vrarë me armë zjarri shtetasin Lekë Lekgjonaj në derën e shtëpisë së këtij të fundit. Autori ka qenë Florian Përvathi.

Ndërsa ende më e trishtë është historia që qëndron pas kësaj vrasje që ka ardhur si pasojë e një hakmarrje. Në vitin 2009 Ndue Lekgjonaj (vëllai i Lekë Lekgjonajt) është vetëdorzuar në polici pasi akuzohej për vrasjen e shtetasit Gjon Përvathi. Si dhe për plagosjen e dy personave të tjerë.

Për aksidentimin me makinë të djalit të viktimës dhe plagosjen e të afërmit të këtij të fundit. Por tragjedia u pasua dhe nga vetëhelmimi i shtetases Martine Përvathi, pasi mori vesh lajmin e vrasjes së bashkëshortit Gjon Përvathi.

Pra sipas fakteve të mbledhura, shkak i krimit ka qenë konflikti që kanë pasur familjet Përvathi dhe Lekgjonaj për çështje pronësie. Djali i viktimës Florian Përvathi nuk e harroi sot “hasmin” e tij duke marrë hak me vrasjen e vëllait të autorit të krimit, Lekë Lekgjonaj, duke e ekzekutuar këtë të fundit në afërsi të banesës së tij. Ai është vetëdorëzuar në polici duke rrëfyer se “vrasjen e bëra për vrasjen e babait”.

(Kosova Sot Online)