KMDLNj: Kërkesa e ZRRE-së rrezikon mbijetesën e qytetarëve

  • E. /
  • 25 January 2022 - 11:13
KMDLNj: Kërkesa e ZRRE-së rrezikon mbijetesën e qytetarëve

Nga Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut (KMDLNj) po thonë se kërkesa e Zyrës së Rregullatorit të Energjisë (ZRRE) për rivendosjen e tarifave ndëshkuese për konsumatorët që shpenzojnë mbi 600 kW, rrezikon mbijetesën e qytetarëve.

Përmes një reagimi për media, nga KMDLNj po thonë se kjo kërkesë është përtej pritjeve të KEDS-it, teksa shtojnë se ZRRE duhet të jetë e pavarur bë marrjen e vendimeve.

“Për aq sa dihet deri më tani , propozimi i ZRRE për shtrenjtim të çmimit të rrymes dhe rivendosje të tarifave ndëshkuese për konsumatorët që shpenzojnë mbi 600 kW është përtej pritjeve më optimiste të KEDS , një operatori privat që përveç pasurimit jonormal gjatë privatizimit dhe inkasimit thuaja 100% , gjithashtu ka përfituar edhe nga Buxheti i Kosovës . ZRRE do të duhej të ishte e pavarur në marrje të vendimeve”, thuhet në reagim.

Reagimi i plotë:

KËRKESA E ZRRE RREZIKON MBIJETESËN E QYTETARIT TË KOSOVËS!


Për aq sa dihet deri më tani , propozimi i ZRRE për shtrenjtim të çmimit të rrymes dhe rivendosje të tarifave ndëshkuese për konsumatorët që shpenzojnë mbi 600 kË është përtej pritjeve më optimiste të KEDS , një operatori privat që përveç pasurimit jonormal gjatë privatizimit dhe inkasimit thuaja 100% , gjithashtu ka përfituar edhe nga Buxheti i Kosovës . ZRRE do të duhej të ishte e pavarur në marrje të vendimeve mirëpo , kyrrë dhe asnjëherë nuk ka qenë e pavarur dhe nuk është as sot por ka shërbyer si profaturë e vendimeve të qeverive të mëparshme sikur që i shërben edhe qeverisë aktuale. Me vet faktin se ZRRE ka luajtur lojë të ndyrë duke ndarë dhe ndëshkuar konsumatorë në baza etnike tregon përkushtimin t’i shërbejë politikës e cila edhe ka qenë sikur që është edhe sot tutor i të gjitha shkeljeve ligjore që i bënë kjo agjensi e ” pavarur ” që mbronë interesat e KEDS , të gjitha qeverive ndërkaq në mënyrë flagrante shkel interesin e qytetarëve të Kosovës sikur që padënueshëm promovon dhe shkel të drejtat e njeriut duke ndarë konsumatorë në baza etnike , serbët janë të privilegjuar duke mos e paguar as edhe një cent të vetëm për rrymën e shpenzuar kurse konsumatorët tjerë , të të gjitha përkatësive etnike , pagues të rregulltë dënohen dhe kërcënohen me ngritje tê reja të çmimeve e që janë të papërballueshme.

Tash kur rritja e çmimit të rrymës thuaja është e pashmangshme, për shkaqe objektive dhe subjektive, i tërë angazhimi duhet të bëhet që kjo rtithe të jetë e përballueshme dhe e pranueshme për të gjitha palët. Rritja duhet të jetë lineare , të vlejë për të gjithë dhe se konsumatori duhet të paguaj aq sa edhe shpenzon duke përjashtuar çdo ndarje diskriminuese në grupe si 600 , 800 , 1000 1500 , 2000 etj. , që paraqet nonsens , sidomos në rrethanat aktuale.  Të gjithë shfrytëzuesit e rrymës , sipas parimit kushtetues duhet të trajtohen të barabartë në të drejtat dhe detyrimet që i kanë pavarësisht përkatësisë etnike , moshës , gjinisë , fesë , bindjeve politike etj. Çdo vazhdim i diskriminimit në baza etnike është mohim flagrant i shtetit të së drejtës dhe të gjithë ata që e promovojnë dhe e zbatojnë këtë diskriminim duhet të përgjigjen para ligjit për faktin se asnjë vendim politik nuk mund të jetë mbi ligjin dhe në kundërshtim me Kushtetutën e Kosovës. KMDLNj në reagimet e mëparshme ka sqaruar efektet zinxhirore për qytetarët e Kosovës nëse miratohet kërkesa diskriminuese e ZRRE prandaj thërret të gjthë akterët të shqyrtojnë të gjitha mundësitë për përafrim të interesave të të gjitha palëve gjithnjë duke mbrojtur , në radhë të parë interesin e qytetarëve të Kosovës që, me këtë propozim po rrezikohet seriozisht. Qeveria e Kosovës gjithnjë duhet të jetë në mbrojtje të qytetarit të Kosovës , si shërbyes i saj e jo të sponsorisojë dhe socializojë humbjet e imagjinuara të një operatori privat siç është KEDS duke dëmtuar qytetarët të cilët , me votën e tyre i kanë dhënë mandatin. Nëse Qeveria e Kosovës e miraton kërkesën e paarsyeshme të ZRRE për shtrenjtim të madh dhe çasje diferencuese dhe raciste që e ka kjo agjensi e ” pavarur ” duke ndarë konsumatorët ekskluzivisht sipas parimit etnik , deputetët e Kuvendit të Kosovës nuk duhet , në asnjë mënyrë ta lejojnë këtë aq më parë që Kuvendi i Kosovës nuk i përgjigjet Qecerisë por është e kundërta . Deputetët e Kuvendut të Kosovës , në asnjë mënyrë nuk duhet të lejojnë që ZRRE të vendosë për kategorizim diskriminues të konsumatorëve ndërsa, nëse nuk ia marrin të drejtën ZRRE që të mjelë fonde nga Qeveria e Kosovës për të pagur rrymën për serbët e Veriut të Kosovës, atëherë deputetët e Kuvendit të Kosovës do ta legalizonin apartejdin në Kosovë. Deklarata e një deputeti të Kosovës se :” me pagesën e rrymës për serbët e Veriut , po e pagujmë sovranitetin e Kosovës…” përveç se është e pamoralshme dhe në kundërshtim me mandatin e deputetit, paraqet edhe shkelhe të Kushtetutes së Kosovës .
KMDLNj edhe një herë bënë thirrje që përmes një zgjidhjeje të pranueshme , të mbrohet interesi i qytetarit të Kosovës në të kundërtën do të vije te përshkallëzimi i situatës për të cilën përgjegjësia do të adresohej , me të drejtë te Qeveria e Kosovës dhe deputetët që do ta mbështetshin këtë diskriminim flagrant në baza etnike . Ashtu siç shtrenjtimi i rrymës do të kishte efekt zinxhiror për qytetarin e Kosovës duke prodhuar shtrenjtime në të gjitha segmentet, po i njëjti efekt zinxhiror do të prodhonte pasiguri politike , në fushën e sigurisë , të investimeve , punësimit dhe të tjera . Sipas KMDLNj aktualisht duhet të bëhen dy gjëra për ta mënjanuar përshkallëzimin ; e para duhet të arrihet pajtueshmëri midis palëve për një çmim të përballueshëm dhe jodiskriminues dhe , e dyta duhet të informohet opinioni për çmimet reale për faktin se qytetarët po bombardohen me çmime që janë tmerruese ! Po bëhet një luftë e ndyrë për qëllime politike me çmimet e reja të rrymës duke e vënë qytetarin në situatë të sikletshme.

(Kosova Sot Online)